Pamje të rënda kanë mbërritur pas forcës represive të policisë ndaj protestuesve përgjatë ditëve të fundit.
Një i ri nga Tirana raportohet se është qëlluar ditën e djeshme me plumba gome nga efektivë të policisë.
Ai ka marrë plagë të shumta në trup, duke u lënduar në pjesën e gjoksit, krahëve dhe shpinës.
Protokolli i përdorimit të plumbave të gomës thekson se me to mund të qëllohet vetëm në distancë të largët dhe duke shënjestruar këmbët.




