Rama lëshon gojën kundër protestuesve të rinj: Ulërasin si në Mesjetë, janë të paguar nga krimi
Edi Rama u shfaq i shfazuar edhe në takimin që zhvilloi me drejtues të sektorit bankar.
Ai lëshoi gojën sërish ndaj protestuesve të rinj, duke thënë se janë të paguar nga krimi për të destabilizuar Shqipërinë dhe Evropën.
Vajza dhe djem që janë të ekstremizuar dhe që ulërasin, bëjnë thirrje si në kohën e Mesjetës apo si në kohën e pasluftës për të burgosur dhe syrgjynosur këdo që sipas tyre përfaqëson të keqen.
Dhe ana tjetër është komponenti i kriminalitetit.
Kriminaliteti i vogël i lagjeve dhe periferive që mblidhet me sponsorizimin e krimit të organizuar dhe subjekteve të tjera politike.
Të gjitha këto kanë mbështetje nga forca të huaja të interesuara për të destabilizuar Shqipërinë, por edhe Evropën në tërësi.
Këta nuk janë studentët, nuk janë pjesa e shoqërisë që ka arsyet për të shprehur pakënaqësitë dhe për të kërkuar ndryshim.
Ajo pjesë nuk është as nxitëse, as mbështetëse e dhunës.
Fatkeqësisht ka njerëz gjithmonë e më pak si rasti i kinse pedagogëve, një pjesë shumë e vogël e pedagogëve, që i bëjnë jehonë dhe nuk bëjnë asgjë për t’u distancuar nga dhuna,” tha Rama.
“Në Itali ka një emër për ata që bëjnë dhunë, vandalët e vegjël, ndërsa këtu janë heronjtë e lëvizjes.
Kemi qenë të vetëdijshëm sepse kemi pasur informacione edhe për të provokuar një tjetër 21 janar. Kemi neutralizuar një sulm me dron ndaj kryeministrisë. Ka qenë një vijë e kuqe shumë e qartë për të gjithë.
Edhe ata që janë me kapuç, janë fëmijët e këtij vendi, por janë të verbër të manipuluar,” shtoi Rama.




