Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, në gjendje të rëndë te Trauma. Futet në operacion

Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë përplasjeve me policinë pasditen e sotme, në ditën e 8 të revoltës, para Kryeministrisë.

Siç duket nga pamjet, i riu ka një plagë në pjesën e barkut e cila dyshohet se është shkaktuar nga një plumb gome.

Ditët e fundit efektivët kanë përdorur plumba gome për shpërndarjen e protestuesve, krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion.

Share it :