Berisha: Paralajmëroj çdo patronazhist që po vishet si polic për 2500 euro se do të regjistrohen dhe do ndëshkohen rëndë

Berisha: Paralajmëroj çdo patronazhist që po vishet si polic për 2500 euro se do të regjistrohen dhe do ndëshkohen rëndë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, paralajmëroi ndëshkime të rënda për patronazhistët dhe inspektorët që, sipas tij, janë veshur me uniforma policie kundrejt 2500 eurove për të vepruar kundër protestuesve.
‘Mos e shisni veten për 2500 euro, do t’ju dalë shumë më keq!’, deklaroi Berisha, duke akuzuar Edi Ramën se kishte planifikuar sulmin dhe djegien e selisë së PD-së.

Berisha: Së fundi, dua t’u them një fjalë atyre që vishen sot vullnetarë të së keqes.

Janë të paktën mbi 2000 patronazhistë, inspektorë të inspektoriateve të ndryshme në qarqe, që vishen me uniforma policie.

Unë u them do regjistroheni dhe absolutisht do të ndëshkoheni për këtë akt antikushtetues, antiligjor.

Detyra juaj është e përcaktuar me ligje dhe nuk është kurrë të vishni rroba mercenarësh për 2500 euro.

Mos e shisni veten për 2500 euro, do t’ju dalë shumë më keq!

Do ndëshkoheni, do ndëshkoheni shumë rëndë, më rëndë se të tjerët!

Qytetarët shqiptarë u paguajnë ju si inspektorat ndërtimi, si inspektorat mjedisi, si inspektorat ushqimor, nuk u paguajnë ju për të ardhur dhe trajtuar shtazërisht studentët dhe gjimnazistët në Tiranë.

Ndaj dhe edhe një herë, të gjitha degët të regjistrojnë të gjithë ata inspektorë, të cilët kanë veshur uniformën e policisë ose marrin detyra, siç ndodhi para dy ditësh.

Një faqezi, me mbiemrin Sheqeri nga Bashkia e Tiranës, çoi të gjithë inspektoratin në mbrojtje të Partisë Socialiste ditën që do sulmonin selinë se kishin bërë projektin me tezën se ‘tani ne kryeministrinë s’kemi punë se s’e marrim dot, kështu që t’u kthehemi selive’.

Problemi ishte t’i kthehemi selisë së Partisë Demokratike. Dhe atje kishin mbushur me inspektorë të ndërtimit të IKMT-së së bashkisë dhe me policë bashkiake.

Edhe ti i policisë bashkiake që ke shkuar në seli do të ndëshkohesh shumë rëndë. Shumë, shumë rëndë!

Urdhëroni, atje sigurisht i prisnin me hunj dhe këtu mendonin se ata do të vijnë protestuesit dhe qëllimi ishte të digjej selia këtu. Po protestuesit nuk pranuan asnjë urdhër të tillë, përkundrazi. Jo, thanë, s’kemi asnjë gjë, përkundrazi, me vlerësimin më të madh për PD-në.

Ndaj dhe mos u gaboni, Edi Rama është i pashpresë, nuk e shpëton asgjë. Absolutisht asgjë!

Kurse ju për një moment e bëni veten të dënueshëm me ligj aq sa s’ua pret mendja.

Share it :