Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ policia nuk ndal dhunën ndaj të rinjve protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Një grup vajzash dolën para autobotit me ujë për ta ndaluar të ecte përpara.
Ata ulen dhe nuk pranuan të lëvizin me qëllim që të mos I hapin rrugën autobotit me ujë për të ecur para.
Më pas ndërhyri policia e cila i mori zvarrë vajzat për t’i liruar rrugën autobotit me ujë.
Pamjet e filmuara nga gazetari Feliks Bilani tregojnë si një taborë me policë vihen kundër 4 vajzave të reja.
Policia i shty ndërsa një efektiv i hedh në sy njërës prej vajzave spraj me piper me qëllim që ata të tërhiqen.







