Berisha: Nuk krijohet vakum kur largohet një horr nga pushteti, kjo është rruga e vetme për të ndaluar një konflikt të gjerë civil!

Berisha: Nuk krijohet vakum kur largohet një horr nga pushteti, kjo është rruga e vetme për të ndaluar një konflikt të gjerë civil!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk krijohet vakum kur largohet një horr nga pushteti, kjo është rruga e vetme për të ndaluar një konflikt të gjerë civil dhe një katastrofë më të madhe.
Berisha: Çdo biznesmene dhe biznesmen duhet të kuptojë se solidariteti i tyre është i një rëndësie të jashtëzakonshme për studentët.
T’ju pyes unë ju sot, çfarë lidhje ka me arsimin ministria që shndërrohet në ahur për shpirtrat që lëndojnë të të rinjve shqiptarë të plagosur, të dërrmuar, të rraskapitur, të bërë copa nga barbaritë e policëve.
A mund të quhet kjo ministri arsimi?
A keni dëgjuar ndonjëherë në botë të ndodhë kjo?
Kjo ndodh se ajo ministreshë, unë nuk po përdor termat që meriton, edhe ajo është një lubi në vetvete, e bërë me rrogë shteti, me shtëpira e katandira duke vjedhur paratë e taksapaguesve.
Horri ndërkombëtar u drejtohej sot studentëve se punoni në të zezë dhe vidhni taksa.
Ku ke fytyrë ti mor i pafytyrë t’i thuash një studenti një gjë të tillë, kur ti vetëm për udhëtime me avion u ke vjedhur taksapaguesve 21 milionë euro në dy vite?
Po ke fytyrë ti mor i pafytyrë t’u thuash studentëve se po vidhni taksa se punoni në të zezë, kur ti me familjarët e tu te AKSHI keni vjedhur së paku 600 milionë euro?
Po çfarë fytyre ke ti kur ti firmos për vëllanë tënd 38 mijë metër katrorë tokë?
Po cili është morali yt mor hajdut kur me thjeshtrën grabit miliona euro dhe thua pastaj nuk është vajza e familjes, paçka se ligji thotë se është plotësisht?
Kujt ia përmend ti këto?
Ti je një birbo, ti je një gangster ndërkombëtar.
Ti duhet të largohesh menjëherë, të japësh dorëheqjen menjëherë si rruga e vetme që Shqipëria të gjejë paqen dhe stabilitetin.
Ata që pretendojnë për vakum kur një horr ndërkombëtar dhe kombëtar largohet nga pushteti, kurrë nuk ka vakum.
Përkundrazi është e vetmja rrugë për të ndaluar një konflikt të gjerë civil dhe një katastrofë më të madhe.
PD ka mbështetur dhe do mbështesë fuqimisht me të gjithë potencialin e saj protestën studentore rinore.
PD ka bërë dhe do bëjë çdo gjë për mbrojtjen që mund t’u japë studentëve.
PD është e tëra sot në funksion, në dispozicion dhe aktive më shumë se kurrë në këtë protestë në mbështetje të saj.

Share it :