U masakruan nga policia! Rama fyren proteatuesit: Kane nevoje per psikolog, shperblen policet me 2500 euro Nga parate tona

U masakruan nga policia! Rama fyren proteatuesit: Kane nevoje per psikolog, shperblen policet me 2500 euro Nga parate tona

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj protestuesve, pas disa ditësh tubimesh dhe përplasjesh në Tiranë.

Gjatë një takimi me Policinë e Shtetit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Ervin Demo, Rama tha se një pjesë e të rinjve të përfshirë në protesta kanë nevojë për trajtim psikologjik.

Duke iu referuar përdorimit të molotovëve dhe episodeve të dhunës, kryeministri deklaroi se një pjesë e protestuesve kërkojnë rrëmujë dhe kaos.

“Adhurojnë molotovin dhe rrëmujën e kaosin e u turren dyqaneve. Kjo masë ka nevojë për psikolog e për t’u trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash e djem që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën e kanë keqkuptimet e mëdha”, tha Rama.

Kryeministri ngriti gjithashtu pretendimin se protestuesit po përdoren nga shërbime të huaja dhe aktorë që, sipas tij, synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Rama përmendi Rusinë, duke deklaruar se Moska nuk ka interes për një Shqipëri të qëndrueshme, me ekonomi të zhvilluar dhe të integruar në Bashkimin Europian.

Rama njoftoi gjithashtu se çdo efektiv policie që ka qenë në terren gjatë protestës studentore do të përfitojë një shpërblim prej 2500 eurosh. Ai e argumentoi këtë vendim me rezistencën dhe angazhimin e efektivëve gjatë protestës, duke theksuar se shpërblimi do të jepet pa bërë dallime mes tyre.

“Nuk është diçka që po e them sot, si rezultat i kësaj që po ndodh, se jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisin buxhetin e ri, ministri e ka thënë dhe publikisht se ne do të rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Se në krye të herës, kur policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur me disa këtu që shtynin makinat se mbaronte karburanti në rrugë, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë për t’i thënë policinë se ju jeni themeli i shtetit. Por në vite e vërteta është se nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim para disa javësh.

Share it :