Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë

Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë

Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare kanë nxitur reagimin e Moskës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të qeverisë, duke i kërkuar të mos ua faturojë faktorëve të huaj zemërimin e qytetarëve shqiptarë.

Përmes një deklarate të publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, Zakharova i është drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke theksuar se përgjegjësia për problemet e brendshme të vendit u takon autoriteteve shqiptare dhe se protestat janë shprehje e pakënaqësisë së qytetarëve.

“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së. Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”, thuhet në reagimin e zëdhënëses ruse

Share it :