Gaz lotsjellës ndaj PD, Këlliçi: Edi Rama organizoi skenarin për të sulmuar selinë

Gaz lotsjellës ndaj PD, Këlliçi: Edi Rama organizoi skenarin për të sulmuar selinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi duke folur pas sulmit të policisë ndaj selisë së PD, ka akuzuar drejtpërdrejtë Edi Ramën, Ervin Demon dhe kreun e policisë Skënder Hita.

Sipas tij, ky sulm është organizuar nga Edi Rama.

Skenarin që ndodhi pak më parë, me urdhër të drejtpërdrejtë të banditit Ervin Demo, të bastardit Skënder Hitaj dhe të Edi Ramës, atij që prej gjashtë ditësh po dhunon në mënyrë barbare studentët dhe rininë shqiptare.

Asnjë sulm nga protestuesit nuk ka ndodhur në selinë e Partisë Demokratike. Përkundrazi, bastardi, i vetmi ministër i Brendshëm në historinë e Republikës së Shqipërisë që është rrahur në zyrë, Ervin Demo, ka provokuar demokratët që qëndronin në selinë e tyre, duke hedhur gaz policia pa asnjë nevojë.

Këtu ju e shihni që ka demokratë të cilët janë helmuar nga dhjetëra bombula gazi të hedhura në oborrin e Partisë Demokratike, pa pasur asnjë incident brenda në godinën e Partisë Demokratike.

Tani që flasim, këtu keni një duzinë deputetësh të Partisë Demokratike, janë me dhjetëra zyrtarë të Partisë Demokratike të cilët kanë qenë në selinë e tyre, kanë qenë duke qëndruar këtu dhe nuk ka pasur asnjë incident apo provokim.

Ka pasur vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ka ndodhur sot në selinë e Partisë Socialiste. Edi Rama, e kemi paralajmëruar këtë prej orësh, që ishte një skenar i Edi Ramës për të sulmuar selinë e Partisë Demokratike dhe për t’u hequr sikur këtu ka pasur ndonjë konfrontim.

Ja ku jeni të gjitha mediat. Ftoj çdo media, çdo gazetar, çdo kamerë, të gjejë qoftë edhe një protestues të vetëm që mund të ketë pasur një incident këtu. Përkundrazi, kanë qenë vetëm policë që kanë provokuar, kanë ardhur, kanë dhunuar, kanë tentuar të dhunojnë selinë e Partisë Demokratike për të barazuar atë akt të shëmtuar që ka ndodhur sot.

Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë Ervin Demon, Skënder Hitajn, Oligert Torbën. E keni personale me Partinë Demokratike nëse vazhdoni me këto sulme dhe provokimet e ulëta.

Kushdo bandit ordiner që sot i shërben qorrazi, në mënyrë të verbër, urdhrave të Edi Ramës për të sulmuar dhe për të dhunuar qytetarët, studentët dhe aq më shumë opozitën, do të përgjigjet personalisht para Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Nuk kemi provokuar askënd, nuk kemi pasur përplasje me askënd. Ja ku i keni dëshmitarët, keni dhe demokratë, qytetarë të thjeshtë, keni drejtues të lartë të Partisë Demokratike që janë këtu dhe mund t’ju dëshmojnë çfarë ndodhi.

Të gjithë demokratët kanë qenë këtu në oborrin e tyre, kanë qenë në selinë e tyre dhe janë provokuar nga policia’, u shpreh Belind Këlliçi për mediat e pranishme.

Share it :