Dekonspirohet narkopolicia/ Pamjet tregojnë efektivët që ia vendosën vetë zjarrin Komisariatit Nr. 3
Pamje të rënda janë regjistruar gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Në videot e siguruar nga SYRI dallohen efektivë që, nga brenda ambienteve të komisariatit, qëllojnë me fishekzjarrë në drejtim të të rinjve protestues dhe jo e kundërta që u pretendua nga narkopolicia.
Në këtë mënyrë kuptohet se zjarri brenda komisariatit është vendosur nga vetë policët që kanë përdorur mjete piroteknike të palejuara.
Përplasjet vijojnë në Tiranë, ndërsa të rinjtë protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.




