Vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, është anuluar nga pala shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur në një njoftim të shpërndarë nga Vjena, sipas të cilit vizita e planifikuar për të hënën, më 19 tetor 2026, nuk do të zhvillohet.
Anulimi vjen në një moment të tensionuar politik në Shqipëri, ku protesta studentore dhe zemërimi qytetar ndaj qeverisë janë shoqëruar me përplasje të forta me policinë dhe dhunë brutale të policisë ndaj protestuesve për të shtypur protestën.
Ndërsa të rinjtë po kërkojnë kërkojnë dorëheqjen e tij nga posti i kreut të qeverisë dhe nuk smbrapsen as nga dhuna joproporcionale e policisë.




