Pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe shpërndarjes së turmës së protestuesve policia ka vijuar aksionin me ndjekjen e tyre ne rrugët e kryeqytetit. Nga kryeministria u nisën autokolona me forca speciale me uniformë dhe pa uniformë në ndjekje të të rinjve.
Mësohet se disa qytetarë është rrahur barbarisht në rrugët e Tiranës nga efektivë policie, por edhe persona civilë të cilët godasin me shkop gome grushte e shkelma. Grupimi më i madh me efektivë dhe policë civilë është pranë Parkut Rinia, ku është përdorur dhunë për shoqërime dhe arrestime me forcë të protestuesve që po tentonin të largoheshin me vrap.




