Thirrja e gazetares: Ku jeni!!!! Ndalni marrezine e Edi Rames, ka nxjerre Renean, Po na vret femijet
Nga Beti Njuma
Ku janë shkrimtarët, ku janë mjekët, ku janë avokatët, mësuesit, pedagogët, edukatorët e këtij vendi! Ku është arsyeja dhe njerëzorja tek çdo njeri, pavarësisht formimit që ka? Ku janë shqiptarët e shquar nëpër botë? Ngrihuni dhe flisni, veproni, protestoni! Edi Rama ka nxjerrë RENEAN në shesh! Për mua që e di çfarë është e aftë të bejë kjo forcë elitë se kam pasur vëllanë 10 vjet kjo do të thotë të kërkosh gjak në Bulevard. Kjo nuk është një lojë Counter-Strike! RENEA është e armatosur me armë të vërteta dhe snajper, jo me plumba gome! Ndaleni EDI RAMËN në marrëzinë e tij! Do na marrë me vete. Do na vrasë fëmijët! E shkretoi Shqipërinë, tani do ta djegë bashkë me ne!




