Furgona dhe makina të shumta policie zbarkojnë në sheshin “Skënderbej”, qytetarët shoqërohen me forcë dhe dhunohen nga policë
Makina policie kanë hyrë në shesh. Është krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese.
Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë njerëz masivisht. Disa persona janë dhunuar nga efektivët gjatë shoqërimit.
Situata ka përshkallëzuar efektivë policie janë shpërndarë në zona të ndryshme. Protestuesit janë shpërndarë për t’u shpëtuar ndalimeve të policisë.




