Policit e godasin me shkop gome, me grushte e shkelma/ I riu i shtrirë në tokë, merret me forcë nga disa efektivë policie, tërhiqet zvarrë
Momente tensioni kanë shoqëruar protestën. Disa efektivë kanë tentuar të ndalojë një protestues, Dhjetëra prej tyre kanë ndërhyrë për ta arrestuar.
Protestuesi i shtrirë në tokë dhe disa policë e tërheqin zvarrë dhe e largojnë në një tjetër zonë duke mos lejuar asnjë tjetër të afrohet.
Ndërkohë, Forcat të shtuara policie janë të vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” te Kryeministria. Në drejtim të protestuesve është hedhur gaz lotsjellës në sasi shumë të lartë.




