S’ka fund dhuna në protestë! Po qëndronte pa lëvizur në Rrugën e Durrësit, polici përplas përtokë të riun, më pas e dhunon brutalisht

S’ka fund dhuna në protestë! Po qëndronte pa lëvizur në Rrugën e Durrësit, polici përplas përtokë të riun, më pas e dhunon brutalisht

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, në ditën e katërt të saj. Në një moment tensioni në Rrugën e Durrësit, një efektiv policie shihet duke goditur dhe përplasur dhunshëm përtokë një të ri, i cili, sipas pamjeve, qëndronte i palëvizur në rrugë.

Goditja bën që i riu të rrëzohet me forcë në tokë, ndërsa pak çaste më vonë, disa efektivë të tjerë e rrethojnë.

Protesta vijon prej orësh, ndërsa gjatë ditës së sotme janë shoqëruar disa persona, kryesisht të rinj. Gjithashtu, policia ka përdorur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa rrethanat e ndërhyrjeve dhe veprimet e palëve mbeten për t’u dokumentuar plotësisht.

Share it :