Përplasjet mes policisë dhe të rinjve po shoqërojnë protestën në Lezhë, ku situata është tensionuar pas plagosjes së një adoleshenti.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë të miturin duke mbajtur me dorë pjesën e pasme të kokës, ndërsa duket në gjendje shoku pas incidentit.
Pas incidentit, , duke i akuzuar për përdorim të tepruar të forcës ndaj të rinjve dhe të miturve që merrnin pjesë në protestë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe tensione në vendngjarje, teksa qytetarë të shumtë kanë reaguar ndaj efektivëve të policisë.
Përplasje dhe tensione janë raportuar edhe në qytete të tjera të vendit, ku kanë dalë në protestë studentë dhe gjimnazistë.
Gjatë këtyre tubimeve janë ngritur shqetësime për mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe trajtimin e protestuesve të mitur.




