Berisha: PD informon qytetarët se ajo ka organizuar shërbim avokatie falas për çdo të ndaluar

Berisha: PD informon qytetarët se ajo ka organizuar shërbim avokatie falas për çdo të ndaluar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpjeguar gjatë deklaratës së tij se, Partia Demokratike ka organizuar shërbim avokatie falas për çdo të ndaluar.
Berisha: PD informon qytetarët dhe protestuesit se ajo ka organizuar shërbim avokatie falas për çdo të ndaluar.

Ndaj dhe duhet t’i drejtohet kësaj zyre, telefoni i të cilit do afishohet në faqe, për të kërkuar ndihmë në çdo kohë gratis nga avoketër shumë të kualifikuar.

Deputetët e saj kanë qenë dhe janë non-stop në të gjitha narko-komisariatet, dhe do jenë në mbrojtje dhe mbështetje të studentëve.

Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe qëndrimet çnjerëzore të narkoregjimit të Edi Ramës dhe u them shqiptarëve se zjarrvënësi më i madh i Shqipërisë në histori është Edi Rama.

Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka djegur ëndrrat e qindra mijëra të rinjve.

Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka djegur shpresën e një kombi të tërë në Shqipëri.

Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka vjedhur së paku me narkoqeverinë e tij mbi 12 miliardë euro në tendera, prokurime dhe koncesione.

Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka shfarosur, ka zhdukur qindra mijëra vende pune dhe ka përzënë nga Shqipëria mbi 47 përqind të shqiptarëve në 10 vite.

Ata që bërtasin dhe duan të fajësojnë studentët për këtë apo atë akt, ata janë skllevër të Edi Ramës.

Ata janë puthadorë të shpifur të tij, që paguhen nga taksat e vjedhura të shqiptarëve prej tij.

Në qoftë se flitet për zjarrvënie, zjarrvënësi më i madh në historinë e këtij kombi, që nga pushtimi otoman gjer sot, është Edi Rama.

Share it :