Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt Tiranës
Gjimnazistët e Kamzës kanë bojkotuar edhe sot mësimin për të marshuar drejt Tiranës për tiu bashkuar protestës së të rinjve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tashmë revolta e të rinjve shqiptarë ka hyrë në ditën e katërt, dhe vjen pas 130 ditëve protestë paqësore.
Kjo është dita e dytë që gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestave në Tiranë.
Ndërkohë vihet re një prani e shtuar e policisë pranë shkollave në Kamëz.




