Edhe sot bizneset ulin qepenin: Ju mbështesim

Edhe sot bizneset ulin qepenin: Ju mbështesim

Bizneset në Tiranë kanë marrë masa për të mbrojtur ambientet e tyre nga dëmtimet, ndërsa pritet që sot të vijojë dita e katërt e protestave.

Si bizneset e mëdha, ashtu edhe ato të vogla, kanë mbuluar xhamat dhe fasadat, dhe kanë ulur qepenin duke vendosur edhe mesazhe drejtuar protestuesve.

“Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni”, shkruhet në letrat e vendosura në ambientet e bizneseve.

Ky veprim vjen pas episodeve të dhunës dhe dëmtimeve të regjistruara gjatë ditëve të fundit të protestave në kryeqytet

Share it :