Protesta, nisin kërcënimet anonime në telefon ndaj studentëve. Kush i ekspozoi numrat?

Protesta, nisin kërcënimet anonime në telefon ndaj studentëve. Kush i ekspozoi numrat?

Një denoncim vjen nga studentë të Fakultetit të Filologjisë, qe ngrenë shqetësime për telefonata kërcënuese dhe anonime, në një kohë kur Tirana po përjeton tensione të larta për shkak të protestave.

Sipas informacionit të përcjellë nga burime pranë studentëve, telefonata anonime po u shkaktojnë frikë dhe pasiguri të rinjve.

Kjo ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si personat që telefonojnë kanë siguruar numrat personalë të studentëve. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e telefonuesve, motivet e tyre apo burimin nga janë siguruar të dhënat e kontaktit.

Por afërmendsh që ky presion psikologjik po ushtrohet nga njerëz pranë pushtetit që duan të shuajnë protestën.

Sot është dita e tretë e protestës, me përplasje të forta fizike mes studentëve dhe policisë. Kjo e fundit ndërkohë ka bërë reagim jo proporcional ndaj studentëve prej ditës së parë të protestës.

Share it :