“LE FIGARO”: Në Tiranë rrugët po ziejnë nga zemërimi kundër Edi Ramës!
Dy gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Francë, LE MONDE dhe LE FIGARO po i bëjnë jehonë protestave në Shqipëri.
Ato po ndjekin rregullisht zhvillimet në Tiranë.
Gazeta LE MONDE thekson se sot u regjistrua dita e tretë e protestave të dhunshme në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Sipas gazetës, protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera.
Protestuesit kërkojnë kushte më të mira për studentët duke denoncuar gjendjen e mjeruar të universiteteve, pagesat e larta dhe mungesën e mbështetjes për rininë.
Kurse gazeta e njohur franceze LE FIGARO e përshkruan situatën me një titull që vë në pah zemërimin në rrugët e kryeqytetit kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas saj, rrugët e Tiranës po ziejnë nga zemërimi ndaj Edi Ramës.
Lëvizja protestuese, e cila ngre shqetësime për korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes, ka marrë një dimension të ri pas përfshirjes së studentëve. Kërkesat për përmirësimin e kushteve në universitete janë ndërthurur me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Protestat janë zgjeruar përtej çështjeve të arsimit. Demonstruesit kundërshtojnë kostot e studimeve, kushtet universitare dhe mungesën e mbështetjes për të rinjtë, ndërsa një pjesë e tyre e lidhin pakënaqësinë me akuzat për korrupsion dhe me vendimmarrjen e qeverisë.




