U bëj thirrje nxënësve e studentëve të bojkotojnë mësimet! Biznesmenët duhet t’i bashkohen protestës!

U bëj thirrje nxënësve e studentëve të bojkotojnë mësimet! Biznesmenët duhet t’i bashkohen protestës!

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje nxënësve dhe studentëve të bojkotojnë mësimin.
Gjatë konferencës për shtyp Berisha tha se, biznesmenët duhet t’i bashkohen protestës, është e pafalshme indiferenca e tyre.

Berisha: Në reagimin e tij, pak të thuash shtazor, ndaj protestës paqësore të studentëve, theu kocka dhe çau kafka si askush tjetër ndaj tyre.

Ndaj dhe, duke përshëndetur me përzemërsi këtë revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët, dënuar me forcën më të madhe dhunën, terrorin, egërsinë shtazarake të narkobanditëve, të urdhëruar nga Edi Rama, u bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve në mbarë Shqipërinë të bojkotojnë mësimet, shkollën për të shpëtuar ëndrrën e tyre më të bukur.

Për të shpëtuar të ardhmen e tyre.

Jo vetëm të tyren, por të familjeve, të shoqërisë dhe vendit nga ky zjarrvënës që nuk e kanë parë kohërat.

U bëj thirrje mësuesve, pedagogëve të bashkohen me nxënësit dhe studentët e tyre, të mos harrojnë se mësimi i parë, neni i parë i misionit të tyre është që ata në çdo rrethanë duhet të jenë me nxënësit dhe studentët e tyre.

Duhet të jenë në anën e tyre.

Asnjë tentativë, siç po ndodh në disa raste, për të kërcënuar studentët dhe nxënësit, nuk do mbetet pa ndëshkuar.

Mësueset, mësuesit dhe pedagogët janë idhuj për nxënësit, nxënëset dhe studentët, për virtytet dhe figurën e ndritur të tyre. Nuk duhet ta nxijnë këtë figurë, nuk duhet ta errësojnë këtë figurë.

U bëj thirrje biznesmenëve të bashkohen me studentët.

Mos bini viktimë e narkopropagandës.

Këto vajza dhe djem, që po përballen si luanë me narkopolicinë, nuk e kanë vetëm për veten e tyre, e kanë për shoqërinë, por edhe për bizneset tuaja, për shtetin ligjor, për suksesin tuaj.

Nuk është e drejtë që në Tiranë dhe në rrethe të derdhen dhjetëra mijëra të rinj kurse ti të mos shpallësh një grevë në solidaritet me ta.

Sigurisht ke frikë nga sanksionet, por atij po i thyhen kockat, po i çahet kafka dhe po e bën për ty.

Është e pafalshme indiferenca e bizneseve të vogla ndaj tyre, nuk mund të keni kurrë aleatë si ata.

Share it :