Rama jep dorëheqjen’/ Mbi 8 orë në sheshet e Tiranës, numri i protestuesve rritet

Rama jep dorëheqjen’/ Mbi 8 orë në sheshet e Tiranës, numri i protestuesve rritet

Protesta e studentëve vijon prej më shumë se 8 orësh në kryeqytet, ndërsa qytetarët vazhdojnë të mblidhen para godinës së Kryeministrisë.

Kërkesa për largimin e Edi Ramës nga pushteti mbetet në qendër të tubimit, ndërsa pjesëmarrja në shesh vijon të rritet.

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë mbrëmjes, me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë të cilët kanë përdorur dhunë shtazarake ndaj të rinjve me gaz lotësjellës dhe top uji.

Kujtojmë se deri në këto moment janë djegur disa prej ministrive dhe institucioneve kryesore të vendit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke e kthyer protestën në një përballje të zgjatur para Kryeministrisë dhe kërkesa e tyre mbetet dorëheqja e Edi Ramës.

Share it :