Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane

Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në protestën e studentëve duke kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga Policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi”, thote zyra e BE.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.

“Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”, thuhet ne reagimin e Delegacionit te BE

Share it :