Hidhet sasi e madhe uji me kimikate, nuk kursehen as studentët e as mediat

Hidhet sasi e madhe uji me kimikate, nuk kursehen as studentët e as mediat

Është hedhur sërish uji me kimikate nga policia, me qëllim që protestuesit të largohen nga Ministria e Arismit në ‘Rrugën e Durrësit’.

Tashmë është hedhur sasi e madhe e ujit me kimikate nga ana e efektivëve.

Uji me kimikate nuk ka kursyer as gazetarët dhe ekipet mediatike, të cilat raportojnë në kohë reale protestën e studentëve në ditën e dytë të saj.

Pavarësisht dhunës dhe reprezaljes policore ndaj tyre, studentët vijojnë të qëndrojnë stoikë dhe të mos tërhiqen, teksa situata është tensionuar së tepërmi te Ministria e Arsimit.

Në kor dhe në mes gazit lotsjellës e boteve të ujit në drejtim të tyre, studentët kanë bërë thirrje për rrëzimin e diktaturës, teksa i referohen qeverisjes së Edi Ramës.

‘Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru…’, dëgjohen studentët në thirrjet e tyre në kor, teksa sfidojnë forcat e rendit.

Share it :