Revolta/ Studentët e universiteteve në rrethe i bashkohen protestës së Tiranës
Sikurse edhe në universitetet e tjera të rretheve, edhe Durrësi ka zgjedhur të bojkotojë auditoret.
Sipas informacioneve, është bojkotuar mësimi pranë Fakultetit të Biznesit në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, duke iu bashkuar thirrjes së studentëve të Tiranës për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, teksa një ditë më parë Policia dhunoi ashpër studentët.
Gjithashtu pritet që edhe studentët e Fakutltetit Juridik në Univeristetin ‘Aleksandër Moisiu’ të bojkotojnë auditoret për t’iu bashkuar koelgëve të Tiranës në protestësn e kësaj të mërkure.
Më herët bojkot në univeristete ka pasur dhe në Elbasan e Shkodër, ku studentët e Gjuhëve të Huaja të këtij universiteti kanë bojkotuar leksionet në auditore, në shenjë solidarizimi me kolegët e tyre të Tiranës.
Universiteteti i Elbasanit është sodilarizuar me studentët e Tiranës, duke u ndërgjegjësuar me ta pas dhunës dhe terrorit të ushtruar nga ana e forcave policore në protestën e së martës, 13 tetor te Ministria e Arsimit.
Nga raportimet e fundit, Universiteti i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, kanë bojkotuar auditoret, duke mos shkuar në leksione.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për studentët e Ekonomikut dhe studentët e Mësuesisë dhe një pjesë e studentëve të qëndrorit, në Universitetin e Elbasanit.
Aktualisht ka shpërthyer një revoltë protestash studentore dhe të gjimnazistëve, të cilët kanë zgjedhur të solidarizohen pas protestave të dhunshme që u zhvilluan ditën e djeshme te Ministria e Arsimit, e cila agravoi edhe me përdorimin e forcës dhe dhunës nga ana e Policisë së Shtetit.
Këtë të mërkurë dhe studentët e fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë zgjedhur të mos ulen në auditore ndryshe nga ditët e para të vitit akademik, duke e cilësuar një kauzë të drejtë atë çfarë po ndodh me protestat në Tiranë.
Ndërkohë ata e kanë cilësuar makabritet, dhunën e përdorur nga uniformat blu, ndërsa shprehen se pavarësisht terrorit policor, nuk do të mund të shuhet dot zëri i studentëve.




