Kalaja depoziton kallëzimin e PD në SPAK për dhunën e policisë ndaj protestuesve

Kalaja depoziton kallëzimin e PD në SPAK për dhunën e policisë ndaj protestuesve

Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK kallzimin e PD për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve gjatë protestës së një dite më parë.

Adriana Kalaja ka folur nga oborri i SPAK:

Adriana Kalaja: Jam sot këtu për të referuar një kallzim penal në emër të Partisë Demokratike dhe me porosi të veçantë të Kryetarit, zotit Sali Berisha për dhunën barbare, çnjerëzore dhe jashtë të gjithë limiteve të parashikimit qoftë edhe të organizatave kriminale, ushtruar ndaj rinisë, studentëve dhe protestuesve të ndryshëm të pranishëm në protestë, por dhunë e cila nuk kurseu edhe gazetarë siç ishte edhe rasti i kryeredaktorit të dosja.al ne sot vijmë me ketë kallëzim penal, kundër ministrit të brendshëm Ervin Demo, kundra drejtorit të policisë Skender Hitaj, kundra Drejtorit të policisë së Tiranës, kundra drejtuesve të komisariateve, 1,2,3,4 dhe gjashtë, kundra drejtuesit të AMP dhe kundra 4 policëve që në këndvështrimin tonë kanë kryer një vepër shumë të rëndë që ajo e vrasjes së mbetur në tentativë.

Përveç këtyre ne kemi parashtruar fakte, prova të panumërta, të dhëna direkt nga njerëz të dhunuar, jo vetëm në shesh, jo vetëm gjatë shoqërimit, por edhe brenda komisariateve, duke na çuar përtej dyshimit të arsyeshëm se kemi të bëjmë me veprime të cilat janë në shpërdorim të detyrës, veprime arbitrare, Veprime te cilat, apo mos veprime për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Pengimin në të drejtën për tu grumbulluar dhe protestuar. Dhe shumë vepra të tjera penale, por edhe ndaj personave të paidentifikuar të cilta do të rezulotojnë nga hetimi i SPAK.

Ne më këtë rast i bëjmë thirrje kryetarit të SPAK, zotit Klodian Braho të tregojë se nuk është i njëjti prokuror me prokurorin e dosjes 184 që e mbylli dhe ne e dimë shumë mirë fatin e asaj dosje. Këtu ka fjalë që ai shërben për të mbyllur çdo çështje që vjen për Ervin Demon.

Nga ana tjetër, me këtë rast, nisur edhe nga situata e ditës së sotme ku shumë gjimnazistë kanë braktisur mësimin. Po kështu edhe studentë të universiteteve të ndryshme në i garantojmë të gjithë që do të jemi në krah të tyre do jemi me ta në protestë, por nga ana tjetër unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm të gjithë prindërve që të mos i lëmë fëmijët tanë vetëm. Sepse edhe nëse keni heshtur për vjedhjen ose grabitjen që u është bërë, mos heshtni kur ju dhunojnë dhe ju vrasin të ardhmen e fëmijëve tuaj. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë. Dhe nga ana ligjore ne do ta çojmë deri në fund çështjen e dhunës ndaj të rinjve, protestuesve dhe medieve të ndryshme për të cilën personat përgjegjës dute te dalin para ligjit.

Share it :