Demokratët europianë: Dhuna e shtetit ndaj të rinjve është shqetësuese! Kjo nuk është Europa

Demokratët europianë: Dhuna e shtetit ndaj të rinjve është shqetësuese! Kjo nuk është Europa

Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj dhunës së policisë ndaj të rinjve në protestën e djeshme në Ministrinë e Arsimit dhe në rrugët e Tiranës.

Ata i kërkojnë kryeministrit Rama të mbajë përgjegjësi politike për dhunën e ushtruar.

Demokratët Europianë morën shembullin e gjakosjes nga policia të të riut Klevin Meta si dhe të riun që iu thye këmba nga efektivët e policisë dhe humbi ndjenjat.

Reagimi i Demokratëve Europianë

Pamjet dhe videot që po vijnë nga #Tirana janë thellësisht shqetësuese.

Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbën e thyer rëndë, i cili po largohej i transportuar nga efektivët e policisë.
Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në të gjithë kryeqytetin ngrenë pikëpyetje jashtëzakonisht serioze.

Edi #Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja europiane e #Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin apo gërryerjen e besimit te demokracia. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

Share it :