Auditorët mbeten bosh/ Studentët e Mjekësisë i bashkohen revoltës

Auditorët mbeten bosh/ Studentët e Mjekësisë i bashkohen revoltës

Studentët e Mjekësisë në Tiranë i janë bashkuar revoltës studentore. Ata kanë bojkotuar masivisht mësimin mëngjesin e sotëm.

Qindra studentë të këtij fakulteti kanë marshuar më mas në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se në orën 14:00 është thirrur një protestë mbarëkombëtare përpara kësaj ministrie.

Studentët e Mjekësisë kanë protestuar masivisht edhe në të shkuarën kur u miratua një ligj antikushtetues nga Edi Rama për ta.

Share it :