Dy prej shokëve i kemi shoqëruar vetë me ambulancë’, Studenti Yskollari: Policia, presion, dhunë e frikë ndaj të rinjve!
Për studentët, protesta e së martës, 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit, ka ardhur si rezultat i asaj që po ndodh me vendin tonë dhe elitën politike.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, studenti i inxhinerisë, Mateo Yskollari thotë se dhuna e policisë ishte si një formë presioni ndaj të rinjve se mund të tërhiqeshin, po që në fakt sipas tij rezultoi e kundërta.
Për studentin Yskollari, Policia tha se ushtroi dhunë të madhe ndaj tyre, ndërsa tregoi se si i kishte shoqëruar në ambulancë dy shokët e tij.
Nga ana tjetër, i riu e cilësoi pezullimin e efektivëve dhunues, si një akt teatral nga ana e institucioneve, duke shtuar se në vend të pezullimit duhej të ishtë bërë shkarkimi i tyre.
Vij nga një protestë 136 ditore dhe studentët kanë qenë pjesë e integruar e asaj proteste. Protesta ka pasur, bazuar në fillime të saj 3 pika kulminante. Nisi paqësore, ka pasur momente ngacmimi të protestuesve, që nga seancat plenare dhe si ajo e djeshmja.
Duke mos pasur reflektim nga elita politike ndaj kësaj proteste, ka pasur të rinj e të reja që ju ka ardhur në majë të hundës e s’durojnë më. Jemi në vijim të protestave edhe në vendet e tjera evropiane, të rinjtë sot në rrrjetet sociale frymëzohen me forma të ndryshme protestimi.
Nga dhuna e policisë, e dukshme që do të ushtrojë presionin e frikën ndaj të rinjve se mund të tërhiqeshin. Policia dje s’ka qenë mjaftueshëm e zgjuar për taktikat e saj, ajo duhet të bëjë dhe një analizë scoio-politike të qytetarëve në shesh. Policia duhet të ishte treguar më proporcionale lidhur me situatën e protestës.
Demo e kategorizoi deklaratën e tij si instiutcionale. Ato përmendin vetëm dhunën ndaj uniformave blu, po në një shtet normal duhet edhe balancimi për qytetarët e dhunuar. Dy prej shokëve të mi i kemi shoqëruar vetë me ambulancë. Pezullimi është akt teatral, duhet të bësh shkarkimin e policit.




