Policia ka dhunuar në mënyrë të paprecedentë edhe avokatin Altin Goxhaj, i cili ishte pjesë e protestës së zhvilluar sot në Tiranë.
Siç mund të shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, efektivët dhunojnë në një rrugicë qorre avokatin dhe më pas e shoqërojnë me forcë.
Ky është një tjetër episod që tregon dhunën e policisë së ushtruar në protestën e zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet, e cila fillimisht nisi te Ministria e Arsimit dhe më pas u shtri në lagjet dhe akset kryesore të Tiranës.




