Shkopinj gome dhe dhunë brutale ndaj protestuesit të shtrirë në tokë
Pamjet e siguruara nga Syri TV tregojnë dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë ndaj protestuesve te Bashkia e Tiranës.
Në një prej momenteve të filmuara, një protestues shihet i shtrirë në tokë, ndërsa efektivët e godasin në mënyrë shtazore me shkopinj gome.
Në pamje dallohet edhe afrimi i disa efektivëve ndaj protestuesit, duke e goditur ndërsa ai ndodhet në tokë.
Ndërkohë, protesta e studentëve dhe të rinjve vijon mes tensioneve.




