Duart larg studentëve!’, Bardhi: Çdo akt dhune ndaj tyre, akt kundër të ardhmes së Shqipërisë

Duart larg studentëve!’, Bardhi: Çdo akt dhune ndaj tyre, akt kundër të ardhmes së Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës policore ndaj studentëve protestues te Ministria e Arsimit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi ka bërë thirrje që të mos dhunohen studentët, duke shkruar se rinia që proteston për një Shqipëri më të mirë, meriton respekt, jo dhunë.

Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!’, shkruan Bardhi

Sipas deputetit të PD, çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë, ndërsa shton se çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet.

Statusi:

MOS DHUNONI STUDENTËT! NDALNI TERRORIN POLICOR NDAJ RINISË!

Të rinjtë dhe të rejat që protestojnë për një Shqipëri më të mirë meritojnë respekt, jo dhunë; përgjigje, jo represion; liri, jo frikësim!

Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon. Asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet.

Mos e ngatërroni heshtjen me bindjen dhe frikën me nënshtrimin. Rinia nuk intimidohet, nuk blihet dhe nuk ndalet!

Çdo akt dhune ndaj studentëve është një akt kundër së ardhmes së Shqipërisë. Dhe çdo pushtet që zgjedh dhunën përballë rinisë, përshpejton humbjen e legjitimitetit të vet.

Duart larg studentëve!

Share it :