Hekurudha e re/ ‘U dyfishua vlera e investimit’, Sokoli: Nga 90 mln euro në 180, është projekti më abuzues

Hekurudha e re/ ‘U dyfishua vlera e investimit’, Sokoli: Nga 90 mln euro në 180, është projekti më abuzues

Për urbanistin, Imeldi Sokoli hekurudha e re është një nga projektet më abuzuese infrastrukturuese.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Sokoli tha se vlera e investimit u dyfishua nga 90 milionë euro në 180 milionë euro, duke e ndryshuar investimet në afate kohohe prej 5 vitesh.

Sipas urbanistit, absurditeti qëndron edhe në faktin se treni do punojë edhe me naftë dhe me elektricitet, në një kohë kur nuk janë ndërtuar ende stacionet hekurudhore, duke rritur më tej kostot

Përmbyllja e punimeve është shtyrë 4 herë, i pari më 2023, më pas më 2024, 2025, 2026, dhe tani më 2028. Tani veç ndryshimit në afate kemi dhe ndryshime në kosto. Është dyfishuar vlera e investimeve, nga 90 mln euro, në 180 mln euro. Kemi abuzimin, një projekt duhet të parashikohet që kur nis e mbaron që në fizibilitet dhe s’ka asnjë idnikator që çon në dyfishim.

Traseja e re do ndërtohet vetëm pjesa e devijimit nga Qafë Kashari te Rinasi, pastaj vijon me të vjetrën, me gjurmën ekzistuese. Traseja ekzistuese ka ekzistuar në 70 % të saj, me investimet e fundit do jenë vetëm stacionet dhe do elektrifikohen, treni kur del nga Tirana do punojë me naftë kur të kthehet do jetë elektrik.

Premtimi i fundit, në deklaratat e fundit të Veliajt, diskutimi fillestar ishte tren me naftë, nga pjesë e brendshme në Tiranë do e kemi tren elektrik. Le të shpresojmë që si fillim ta fusim në operim si hekururë si aleternativë e shtuar për njerëzit e më pas të shihet si do modernizohet.

Është një nga investimet me abuzuese infrastrukuturore në këto vite, 5 vite është shtyrë. Punimet në 80 % të projektit kanë përfunduar, por kemi ndërtimet e stacioneve, një gafë tketër. Projekti i stacioneve duhet të niste përnjëherë me hekurudhën. Është ineficencë në kohë. Stacionet s’ekzistojnë akoma.

Share it :