Çfarë do të bëjë Erioni?

Çfarë do të bëjë Erioni?

Nga Lutfi Dervishi

Të enjten, ndërsa Parlamenti pritej të votonte për reformën territoriale, të gjithë dukej se kishin në mendje vetëm një pyetje: çfarë do të bëjë Erioni?

Opozita priste të shihte si do të votonte Erioni, në Partinë Socialiste, ndonëse në heshtje, prisnin të njëjtën gjë, televizionet e kthyen Erionin në protagonistin e së enjtes edhe protestuesit, që kishin dalë për çështje më të mëdha, prisnin të shihnin çfarë do të bënte ai.

Shoqëria, që duhej të ngrinte njëqind pyetje për reformën, deri në mesnatë kishte vetëm një: çfarë do të bëjë Erioni?

Reforma territoriale, që prek jetën e qindra mijëra banorëve, u kthye në referendum për të ardhmen politike të një deputeti.

Erioni foli për të ardhmen e të tjerëve, por në fund zgjodhi të ardhmen e vet.

Tani të gjithë e dimë çfarë bëri Erioni, por çfarë thotë për ne fakti që të gjithë prisnim Erionin?

Share it :