Alizoti: Të bësh një reformë për njerëzit pa pyetur njerëzit është çmenduri!

Alizoti: Të bësh një reformë për njerëzit pa pyetur njerëzit është çmenduri!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, foli në seancën e sotme plenare për draftin e PS-së për Reformën Territoriale, por komentoi gjithashtu edhe deklaratën e efektivit Uljan Shpataraku për Ergys Agasin, për të cilin pretendoi se nuk e njihte.

Me tone ironie, Alizoti tha se fjalët e tij meritojnë një çmim që mund të kalojë edhe Nobelin.

Alizoti: Dhuna e policisë ndaj njerëzve është e papranueshme. Janë disa policë të veshur me të zeza, pak të maskuar, të cilët kanë qenë vartës të Ilir Prodës dhe Uljan Shpatarakut, i cili tha: ‘Nuk e mbaja mend, më doli rrugës (Ergys Agasi) dhe e mora me vete’.

Kjo jo perlë, por fiton çmimin më të madh, kalon edhe Nobelin. Por kjo thënie e këtij më ka ngjarë edhe sot në debatet në Parlament.

Diskutimi i Parlamentit… dhe dëgjova një nga kolegët që tha se është pazar. Jo, është çmendinë.

Më kujton filozofin gjerman Dietrich Bonhoeffer, që ka bërë veprën e madhe ‘Teoria e Idiotit’ dhe thotë se idioti është më i rrezikshëm se i ligu. Idiotësia, sipas tij, nuk është çështje inteligjence, por morali, dhe thotë se këta gjenden shpesh në politikë dhe janë shumë afër pushtetit.

Ky votim për reformën territoriale është teza që i rezistoi asaj kohe. Të bësh një reformë për njerëzit, pa pyetur njerëzit, se e do vetëm kryetari i partisë suaj dhe kryeministri, i cili, me epshin e tij, ju ka mundur të gjithëve dhe ju ka futur te teoria politike dhe filozofike e Dietrich Bonhoeffer, pra ju ka futur te idiotët.

Ju nuk e bëni për mungesë intelekti, por morali. Sepse të gjithë e dini, edhe zoti Sinaj dhe të tjerë, e refuzuan, se intelekti thoshte që është idiotësi, por do ta pranojnë idiotësinë, se e do pushteti.

Teza e tij brilante, pas 70 vjetësh, u vërtetua sot në Parlamentin e Shqipërisë, te maxhoranca. Edhe fjala e nëndrejtorit të policisë, që thoshte: ‘E mora rastësisht, më doli në rrugë, nuk e shoh fare’.

Po të keni moral, mos e votoni këtë gjë sot, sepse ky Kuvend sot merr titullin e çmendurisë.

Share it :