Harta territoriale e Ramës/ Meta apel deputetëve: Kush voton pro shpopullimit hyn në librin e turpit…
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje për t’i thënë ndal reformës së njëanshme territoriale të Ramës e cila do të hidhet nesër për votim në Kuvend.
Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Meta e quajti hap kriminal të shpopullimit të vendit përmes një akti dikatorial.
Ky është një akt që dhunon dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe injoron zërin e komuniteteve ndaj vetëm duhet përbuzur dhe refuzuar,’ thekson Meta.
Mesazhi i Metës
Nesër është një ditë vendimtare për t’i thënë NDAL hapit kriminal të shpopullimit të vendit përmes një akti dikatorial që e quajnë gjoja reformë territoriale.
Injorimi dhe përbuzja e refuzimit të 15 bashkive, këshillave bashkiakë, këshilltarëve dhe qytetarëve është një akt i pabesë, mafioz dhe armiqësor, që synon shpërnguljen e këtyre komuniteteve, shpopullimin dhe zbrazjen e këtyre zonave për t’u grabitur nga Qeveria dhe për t’jua dhënë më pas pastruesve të parave të pista, klientë dhe mbështetës të saj.
Ky është një akt që dhunon dhe shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Lokale dhe injoron zërin e komuniteteve ndaj vetëm duhet përbuzur dhe refuzuar.
Tani, kur është bërë publik dhe paralajmërimi se pas këtij akti do të ketë edhe një tjetër ndarje territoriale pas 4 vitesh, përgjegjësia e çdo deputeti, që voton për të instaluar më tej këtë diktaturë, bëhet edhe më e rëndë.
Nesër cilido deputet që voton pro shpopullimit, emri i tij do të shënohet në librin e turpit të historisë.




