Berisha: Rama është kthyer në avokat i Mirlindës dhe Lindës, Agasit dhe Vlora Hysenit, Roni Yeffetit dhe Arjeta autoblindës
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron publikisht zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë, sipas tij, në afera të rënda.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se “revolta dhe vetëm revolta” mund t’i shpëtojë shqiptarët nga ajo që ai e cilëson si “narkoshteti i Edi Ramës”, ndërsa renditi emrat e Mirlinda Karçanajt, Linda Ramës, Ergys Agasit, Vlora Hysenit, Roni Yeffet dhe Arjeta Pucës. Ai akuzoi gjithashtu Ramën për mbrojtje të personave që, sipas tij, përfitojnë nga fondet publike.
Berisha: Barometri i urrejtjes popullore ndaj parlamentit dhe Edi Ramës po arrin në nivelet më të larta dhe natyrisht është revolta dhe vetëm revolta ajo që mund të shpëtojë shqiptarët nga narkoshteti i Edi Ramës.
Siç keni konstatuar këto ditë, ai është shndërruar në një avokat publik të hapur të bandës së tij kriminale në AKSHI, të Mirlindës dhe Lindës, të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, dhe tani edhe të Roni Iffetit, Arjet Autobllindit dhe famëziut Ardi Veliu.
Duke faktuar se ata nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të tij. Sot ai shkonte vizitonte garazhet e Arjetës, atje ku blejnë makinat me lekët e shtetit dhe ia shesin po shtetit.
S’ndodh kund në botë vetëm këtu. 45 milionë euro ka marrë kompania e Edi Ramës me Roni Iffetin. Dhe ju besoj e dëgjuat, kur ekipi i BKH-së hyri në banesën e Iffetit, ai haptas, në sfidë të hapur telefonoi katër herë Edi Ramës.
I bëri thirrje hetimit t’ia hetojnë atë telefon. Dhe po sipas këtij burimi, tre herë të tjera i lidhi Rama.
Kaq familjar, kaq shërbëtor i tyre është ky. Dhe sot, në një mburojë, në një mbrojtje për ta, shkon dhe viziton garazhet, fabrikat gjoja, ku makinat që i bëjnë me lekët e taksapaguesve ua shet ministrive.
E padëgjuar ndonjëherë.




