Skandali ‘KAYO’/ ‘Trekëndësh që lëvizet…’, Bushati: Pas skemës së hajdutërisë fshihet Edi Rama

Skandali ‘KAYO’/ ‘Trekëndësh që lëvizet…’, Bushati: Pas skemës së hajdutërisë fshihet Edi Rama

Për analistin, Andi Bushati skandali me kompaninë shtetërore të armëve, ‘Kayo’ bën bashkë personazhe që për publikun janë të panjohur por që lëvizen e komandohen nga një dorë e vetme, Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’në Syri Tv, Bushati tha se skandali ‘Kayo’ është një trekëndësh, pas së cilit është Rama, një skemë hajdutërie e ngritur posaçërisht nga kryeministri.

Pavarësisht stepjes së SPAK për ta hetuar këtë skandal, Bushati është i mendimit se ekziston një ‘dorë’ që kërkon të shkojë te kryeministri

Tani po dëgjosh përgjimet edhe të futesh pra të njohësh aferën Kaio, një njeri i thjeshtë duket sikur humbet. Ardi Veliu, Arjeta Puca, një hebre Roni Efet e tjerë e tjerë. Dhe duket si një skandal po një skandal i shpërndarë në disa personazhe të panjohura. Problemi është që kush i lidh bashkë këta personazhe? Është vetëm një njeri, është Edi Rama. Pra, Roni Yeffet nuk është njohje e sotme. Roni Yeffet ka denoncime, ka dashur të shesi ambasadën e Shqipërisë në Nju York për ta bërë tokë ndërtimi, për borxhin etj. Pra afera që kishte me Edi Ramën.

Mbani mend këtë gruan,, Arjeta Puca. E rëndësishme është që ta kuptojmë, një personazh krejt i panjohur, e merr Edi Rama, e fton në podkastin e vet, njeriu që do ndërtojë makinën e parë ushtarake shqiptare, me sukses në Turqi, fati i një migranteje që kthehet në atdhe, pra një pompim i madh. Pse duhej ky pompim? Për ta lidhur me Ronin. E pse duhej për ta lidhur me Ronin? Për ta bërë joint venture me Ardi Veliun. Kush është Ardi Veliu? E mbani mend kur iku drejtori i policisë ai Gledis Nano? S’u kujtua Rama.

Ardi Veliun ngado që ikën e sistemon Edi Rama. Pra ky është trekëndëshi që komandohet, lëvizet dhe… këtu vjen puna që pyeti Paratë. Po mirë mo si ka mundësi dhe këta përfunduan te toka e Ergys Agasit? Prapë Ergys Agasi i Edi Ramës. Pra ne kot flasim Kaio, Arjeta Puca, Ardi Veliu. Këtu pavarësisht se emri i Ramës nuk del konkretisht, kush e njeh historinë e personazheve dhe historinë e krijimit të Kaios e tjerë e tjerë, të promovimit të këtyre personazheve, e di që pas gjithë kësaj skeme, ai dushk ku fshihet, fshihet një njeri. Njeriu që ka në dorë t’i japë para nga buxheti i shtetit, t’ja kalojë gjasme kompanisë ushtarake, e kompania ushtarake t’i shplajë pastaj me biznese të kuajsh.

Pra, megjithëse është një përgjim ku Rama nuk del asnjëherë, është njeriu që qëndron pas gjithë aferës. Tani pyetja: Pse SPAK-u shpejt? Apo kërkon SPAK-u me të gjitha mënyrat për të shkuar te Rama? Unë mbetem dyshues. Por ama, me logjikë, jo me fakte, duket sikur ka një dorë që megjithëse SPAK-u nuk guxon të shkojë drejt Ramës, po mundohet të lëvizi këta prokurorët e SPAK-ut që i ka si zara, për të shkuar sa më pranë Ramës. Kjo është historia e Ballukut, kjo është historia e AKSH-it, kjo është historia e Roni Yeffet. Duket sikur ka një dorë që këtyre burrave të paguximshëm të SPAK-ut, t’ja përafrojë rrethin drejt Edi Ramës.

Share it :