Kush ia hapi rrugën Ron Yeffet?”/ Këlliçi: Prona shtetërore në duart e TIMAK para se KAYO të bëhej ortak

Kush ia hapi rrugën Ron Yeffet?”/ Këlliçi: Prona shtetërore në duart e TIMAK para se KAYO të bëhej ortak

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar atë që e cilëson si një tjetër rast të dyshimtë në marrëdhëniet mes kompanive TIMAK dhe KAYO, duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e një pasurie shtetërore në dokumentacionin e një tenderi ndërkombëtar në Ukrainë.

Sipas Këlliçit, në vitin 2025 TIMAK sh.p.k. ka aplikuar për një tender në Ukrainë dhe, për të provuar kapacitetet e saj, ka paraqitur dokumentacion për përdorimin e një magazine.

Por, sipas tij, pasuria e paraqitur si magazinë në përdorim të TIMAK nuk ishte në pronësi të kësaj kompanie. Këlliçi pretendon se bëhet fjalë për ambientet e ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, pasuri që me vendim të Këshillit të Ministrave të 12 marsit 2025 i ishte kaluar në pronësi KAYO sh.a.

Deputeti shkruan se, më 13 korrik 2025 Arjeta Puca ka paraqitur në dokumentet e tenderit këtë magazinë si pjesë të kapaciteteve të TIMAK. Një muaj më pas, në gusht 2025, është themeluar TIMAK DEFENCE, ku KAYO hyn si aksionere dhe do të kontribuonte pikërisht me këtë pasuri.

Këlliçi ngre disa pyetje për dokumentacionin e përdorur në tender: “Kush ia dha Ronit dhe Arjetës dokumentet e pronësisë të një pasurie shtetërore?”, “Përse është përdorur vula e njomë e UPNA mbi dokumenta fotokopje?!” dhe “Nga cili e-mail zyrtar janë printuar këto dokumenta?”

Share it :