Berisha: Ndryshimet e Ramës në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për të gjitha krimet zgjedhore

Berisha: Ndryshimet e Ramës në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për të gjitha krimet zgjedhore

Avokat Ndre Molla: Përshëndetje doktor Berisha. Nëse reformën territoriale e miratojnë pa konsensusin e opozitës, nëse reformën zgjedhore e miratojnë pa konsensusin e opozitës, cila do të jetë strategjia e Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur praktikisht kapjes së zgjedhjeve?

Sali Berisha: Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Një përshëndetje të përzemërt Ndre për ty.
Faktikisht, zgjedhjet janë të kapura, tërësisht. Ndryshimet e reja ligjore që ka sjellë Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale janë ndër të tjera amnisti për të gjitha krimet zgjedhore.
Pra, Edi Rama kapjen e zgjedhjeve dhe shndërrimin e tyre në farsë, e ka të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e tij. Por, ne do ftojmë shqiptarët t’i japin fatin që meriton.
Ky do jetë qëndrimi ynë.

Share it :