AUDIOPËRGJIMI/ Ron Yeffet: Do të ishte shumë e mençur të hapnim një fabrikë atje në Afrikë

AUDIOPËRGJIMI/ Ron Yeffet: Do të ishte shumë e mençur të hapnim një fabrikë atje në Afrikë

Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Izraeliti i Edi Ramës, Ron Yeffet kërkon që të hapë një fabrikë armësh në Afrikë.

Gjatë bisedës me rusët dhe ukrainasit, Yeffet përveç se ju propozon hapjen e fabrikës, ai kërkon që ata vetë ta drejtojë këtë rrjet.

Nuk kam kohë të merrem vetë, do ti jap lidhjet dhe gjithçka’, thotë Ron Yeffet në audiopërgjimin e ri të publikuar në SYRI TV.

Audiopërgjimi i ri në SYRI TV:

Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.

Ron Yeffet: Dhe mund të kemi dikë që ti drejtojë këto biznese sepse …

Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste referuara në dimensionin e shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet.

Ron Yeffet: Më duhet ndihma e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve sepse, ti më kupton …

Tatiana: Po, sigurisht, por për këtë më duhet një leje (konfirmim), e di, mendoj se për të punuar duhet një leje, konfirmim.

Ron Yeffet: Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje. Udhëto me mua për të parë, për të parë, ti duhet të më kuptosh që të jem … Do të jap të gjitha marrëdhëniet, lidhjet dhe gjithçka, dhe ti do ta ndjekësh nga ai moment. Nuk kam kohë ta ndjek dhe të bëj …

Share it :