Skandali Kayo/ Këlliçi pyet Ramën: E takove Roni Yeffet një ditë pas publimit të përgjimeve të Ahmetajt
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë, nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi.
Ai gjatw bisedës me Flavio Qarrin, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe e ka vënë theksin tek skandali i madh Kayo, duke këmbëngulur që duhet te mbahet vëmendja në këtë skandal të madh.
Flavio Qarri: Vimë tek Kayo. Pas përgjimeve të publikuara ka patur përpjekje të mëdha për të krijuar diversion apo për të hequr vëmendjen. Ju mendoni që duhet të vazhdojë të mbahet vëmendja këtu apo duhet hequr.
Belind Këlliçi: Kjo duhet të mbahet si kryetemë dhe si krye çështje ne emisionet në emisionet televizive, në punën e jashtëzakonshme që bën edhe Syri tv me emisionet e saj investigative, në mënyrë të veçantë me ‘Plug’ i cili ka ka bërë një radioskopi të plotë kësaj afere dhe shumë aferave të tjera. Dhe jam jashtëzakonisht optimist që me një punë të jashtëzakonshme të SYRI-t dhe më një punë që do të bëhet edhe në parlament kësaj afere do ti shkohet deri në fund, sepse është një aferë që prek çështjen e sigurisë kombëtare. Është e ndarë në dy kolona. Kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare që cenohet dhe ne vazhdën e asaj që kemi parë me Shërbimin Informativ të Shtetit, duhet të kuptojmë se këtu në vendin tonë nuk ka më shtet. Pra ka rënë kanë rënë kolonat që mbajnë shtetin në këmbë. Ku një prej tyre është siguria kombëtare. Mos harroni se ishte Vlora Hyseni drejtuese që i shiste sekretet shtetërore, dhe u jepte kohë, dhe i njoftonte trafikantët e drogës që të ndërronin numrat e telefonit kur të trafikonin drogë, kur të kalonin dhe për shpirtin e saj ajo fikte të gjithë radarët e shtetit.
Por të mos mbetemi tek ana personale. Të mbetemi tek ana ligjore, shtetërore.
Flavio Qarri: Ka patur dy përpjekje të qeverisë për të relativizuar dhe zhbërë skandalin, një të Fevziu dhe një te Duma. Që besoj i keni ndjekur. Mirëpo ka krijuar një kakofoni tek publiku. Si do të ja shpjegonit dikujt që po e dëgjon për herë të parë Kayo dhe TIMAK defence, çfarë janë dhe pse po i marrin paratë tona. Dhe pse nuk duhet të marrin paratë tona.
Belind Këlliçi: E para të japim edhe lajm ne raport me shqetësimin e madh që ka patur kryeministri edhe në vazhdën e reagimit të djeshëm. Ju e patë reagimin në atë mesazh pasi anuloi konferencën me gazetarët, se nuk mban me dot pyetje nga askush. Ju kthye monologut të tij dhe gjatë gjithë kohës tentonte të hiqte duart, të hiqte autorësinë nga çdo afere korruptive dhe në fakt nga çdo emërim që e ka bërë vetë Edi Rama.
Tani unë po bëj një pyetje publike në Syri tv, meqë e ka edhe merak Syri tv, a ke qenë të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit të Arben Ahmetajt në Syri tv, të nesërmen me datë 8, a ke qenë në një takim me Roni Yeffet-in në një rezidencë private shpish në zonën e Mulletit dhe ke takuar personalisht, ke pirë kafe dhe kë biseduar gjatë me problemin që të ka gjetur, me Roni Yeffet dhe me Kayo. Po ke kuraje jep përgjigje publikisht. A e ke takuar Roni Yeffet-in, ti që nuk di asgjë. Ti që nuk e di kush e ka emëruar Vlora Hysenin, ti që nuk e di kush është Ergys Agasi, ti që nuk e di që të hante Erion Veliaj dardha dhe kumbulla pas shpine, ti që nuk di që Belinda Balluku vodhi 50 milionë euro te tuneli i Llogorasë. Ti që nuk di çfarë bëri Beqja me check ap. sterilizimin, analizat etj…Po këtë a e di. Të na kthejë përgjigje Edi Rama dhe këtu gjen edhe përgjigjen për spinimet mediatike, edhe për emisionet e mbrëmjes edhe për tentativën për ta relativizuar këtë çeshtje.
Flavio Qarri: Pra janë mikstura në një takim që mund të ketë ndodhur me 8 shtator.
Belind Këlliçi: Po me 8 shtator në një zonë rezidenciale, private. Ku sipas informacioneve që kemi banon Roni Yeffet dhe është takuar drejtpërdrejtë kryeministri me të për të diskutuar për këtë çështje.
Por mbetemi tek thelbi. Kayo është një model korruptiv vjedhjeje. Është një partneritet shtete – privat. Janë 4 kompani që janë hapur për të vjedhur paratë e shqiptarëve. Dhe janë hapur me skemën për të marrë parat e buxhetit paradhënie. Kayos i janë dhen 10 milionë euro paradhënie nga buxheti i shtetit për të blerë disa makina për nevojat e ushtrisë shqiptare. Ndërkohë që ligji thotë edhe kur ka nevojë ushtria kërkesat dhe blerjet të bëhen me konkurrencë dhe transparencë. Nuk ka ndhur kështu. E kanë kapur vetë Roni Yeffet-in. Një izraelit çudibërës do vijë dhe do investojë dhjetëra milionë euro në modernizmin e ushtrisë teknologji etj…
Madje po të mbash mend Ardi Veliun që është shprehur tekstualisht që kur vendosëm të ulnim përqindjen e aksioneve të shtetit nga 45 ne 20 për qind tek TIMAK difence….
Thelbi është këtu. Marrin paradhënie dhe blejnë makina që i lyejnë dhe ja shesin shtetit tre fish me shtrenjtë. Pra me partë e shtetit blihen dhe i shiten shtetit dhe fitimin e ndan Roni Yeffet me miqte tij që e dimë te gjithë kush është….
Ai është në gjykatë për mashtrim….




