Hyseni bisedoi me Agasin edhe në burg’, Prençi: Vlora Hyseni s’shkoi në takimin e Bakusë, s’iu sekuestruan telefonat
Teksa Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për skandalin e SHISH, të tjera detaje dalin në dritë lidhur me aktivitetin e Vlora Hysnit në krye të këtij institucioni në bashkëpunimin e saj me krimin.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi bëri një deklaratë të pazakontë, ku tha se drejtuesja e SHISH ka patur kontakte me koordinatorin e krimit, Ergys Agasi edhe pas arrestimit të këtij të fundit në qeli.
Sipas tij, Hyseni i ka vijuar kontaktet me të, edhe pse ishte marrë në pyetje nga SPAK dhe ishte në dijeni të hetimit.
Po ashtu, Prençi ngriti dyshime të arsyeshme edhe mbi udhëtimin e Vlora Hysenit në Baku të Azerbajxhanit, ku tha se ndryshe nga sa është raportuar se kishte udhëtuar për takim pune, në të vërtet nuk rezulton të jetë i tillë.
Rama erdhi në Tiranë dhe braktisi mediat e publikun, e kupton që është i braktisur. Kam punuar në presidencë si këshilltar dhe e di si funksionon Këshilli Kombëtar, mblidhet për çështje sensitive që prekin shtetin. Duhet të ishte mbledhur që me AKSHIN, me gr.kriminale që kishin cenuar rendë sigurinë kombëtare.
Por heshti presidenti dhe kryeministri. Sot pas 1 jave nga SHISH, presidenti duhet ta kishte thirrur brenda 48 orëve pa marrë pjesë Rama. Lista pjesëmarrëse s’është shterruese pasi kushtetuta e detyron presidentin të thirrë krerët e institucioneve sipas fushave të sigurisë.
Sot që kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare, me SHISH që bashkëpunon me gr.kriminale duhet të ishte zëvendësi. Por Rama e la me qëllim pa zëvendës. Nga këto që mbidhen sot asnjë s’e di se deri kur është cenuar siguria. Nëse do jetë kreu i SPAK apo prokurori i cështjes, duhet të dimë se deri ku SHISH e ka dorëzuar informacionin, a kemi më shumë?
Kam një informacion që Vlora Hyseni s’ka marrë pjesë në takim në Baku, ka qenë po s’ka marrë pjesë. Sepse është informuar, SPAK nuk ia ka bllokuar telefonat, ku i ka lënë tel? Nëse ne sot s’kemi një raport në këshillin e sigurisë kombëtare, se sa është cenuar.
Hyseni ka komunikuar me Ergys Agasin edhe pasi është futur në burg. Duhet t’ia thotë nëse ka informacione. Hyseni e ka vijuar bisedën edhe pasi është marrë në pyetje, edhe kur është fuur në burg Agasi, Këshilli i Sigurisë për shkak të përzgjedhjes nepotike, për shak të paketës Thaci.
Kush i ka ngelur në qeverinë, Rama e ka si detyrim që e dërgoi në Gjykatën Speciale. Duhet të dalë me raport kombëtar për parlamentin për shkarkimin e kryeministrit. Kush do e mbajë përgjegjësinë për integritetin e Vlora Hyseni. Ka përgjegjësi Rama për çdo gjë dhe duhebt ndëshkuar.




