Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi u njohën në Kryeministri

Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi u njohën në Kryeministri

Gazetari Artan Hoxha, ka ndarë detaje të reja lidhur me marrëdhënien e shumëpërfolur mes emrit të njohur për drejtësinë, Ergys Agasi dhe ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Hoxha tregoi se Hyseni dhe Agasi janë njohur në ambientet e Kryeministrisë.

Siç tha Hoxha, bëhet fjalë për kohën kur Hyseni ishte këshilltare e kryeministrit Edi Rama, ndërsa po atëherë, Agasi ishte emëruar si koordinator.

“Rama pasi e mban si këshilltare, paralele me të ka qenë dhe Gys Agasi të dy të deleguar në kryeministri. Aty janë njohur. Më mbrapa Vlora Hyseni shkon në shërbim dhe Gys Agasi emërohet koordinator. Rama ka rënë dakord që këto propozime ti ekzekutojë me vendime. Rama ka bërë këtë gjë dhe nuk duhet të fshihet. Është vendim ekskluziv i tij. Nuk është përgjegjësi personale. Është e kryeministrit. A e dini që SHISH në momentin që shkoi Vlora Hyseni nuk kemi nëndrejtor”,-tha Hoxha ne nje interviste per News 24.

Share it :