Investigimi/ Doktoratura e Taulant Ballës plagjature

Investigimi/ Doktoratura e Taulant Ballës plagjature

Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Iași të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me titull “Reformimi i Sistemit të vendimmarrjes në Bashkimin Europian”, rezulton plagjiaturë.

I gjithë kapitulli 5 është i kopjuar.

Z. Balla e ka vjedhur informacionin nga një punim shkencor i “Qendrës për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel, material i botuar në vitin 2009 dhe i mbrojtur me të drejtat e autorit.

Dhe paradoksi më i madh është se, pas marrjes së titullit “doktor shkencash” me këtë disertacion, Balla ka mbajtur edhe detyrën e Kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, një pozicion kyç ky, pasi Shqipëria prezantohej në atë kohë në Europë me z. Balla.

Kapitulli i kopjuar i doktoraturës së ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, nis me këtë fjali: “Kapitulli i 5-të përmban propozime për të reformuar sistemin e vendimmarrjes në Bashkimin Europian.

Sugjerimet e mia në këtë reformë janë…”. Në fakt, sugjerimet që vijnë më poshtë janë marrë fjalë për fjalë nga artikulli i vitit 2009 që ai ka kopjuar:

1- “Institucione më eficente të BE-së. Procesi i brendshëm i vendimmarrjes mund të përmirësohet në të gjitha institucionet e BE-së. Kërkon një përdorim më eficent në të gjithë ciklin politik, koordinim më të mirë ndërmjet strukturave të brendshme…”

2- “Institucione europiane më të përgjegjshme. Instrumenta rregullatorë më të mirë gjithmonë kanë ndihmuar për të forcuar përgjegjësinë e Komisionit, në lidhje me grupet e interesit”.

3- Procesi i bashkëvendosjes mund të bëhet më efikas përmes një përcaktimi më të qartë të roleve dhe përgjegjësive brenda institucioneve të përfshira. Roli i Komisionit në kryerjen e vlerësimeve të ndikimit gjatë gjithë procesit dhe përfshirja e hershme e Parlamentit në identifikimin e nismave strategjike janë shembuj të ideve që u përgjigjen këtyre nevojave.

4- Ne mund të zbatojmë një proces në të cilin të gjitha palët e interesuara janë të vetëdijshme për atë që po bëhet dhe pse.

Në CV-në e tij ai shkruan se ka përfunduar studimet doktorale dhe e ka mbrojtur tezën me vlerësim Magna Cum Laude.

Një frazë latine që nënkupton nderimin më të lartë, vlerësim i dhënë 11 vite më parë, që, po të ekzistonin instrumentet verifikuese të sotme, jemi të sigurt që nuk do t’i jepej asnjëherë.

Gjatë një përballjeje me gazetarin Freard Rista, z. Balla mohoi të kishte vjedhur doktoraturën e tij diku tjetër, duke e sfiduar gazetarin të bëjë verifikimet e duhura, verifikime të cilat janë bërë më herët./piranjat news

Share it :