Vlora Hyseni, shefja e arrestuar e SHISH, ka pasur me Edi Ramën një marëdhënie të fortë, përtej asaj institucionale. Lidhja e tyre nuk është aq e thjeshtë sa mundohet ta bëjë kryeministri që tregon se raportet e saj ia linte shefes së kabinetit ti lexonte (LINKU POSHTE).
Kryespuunen që e solli në Tiranë, menjëherë pasi e kishte shkakruar Albin Kurti, rezulton që Rama ta ketë pasur aq të afërt sa e kishte mes të ftuarave të tij të veçantë në festën e vet të 60 vjetorit, të kremtuar në një nga vilat qeveritare buzë Jonit.
Madje aty Vlora, me statusin e mikes dhe jo të zyrtares, e habit grupin e ngushtë të të pranishmëve, shqiptarë dhe të huaj, me ditirambet që thurri për shefin që e pati emëruar.Kur mori gotën të ngrinte dollinë, Hyseni tha se e kishte pasur idhull Ramën që para se ta njihte dhe se ishte rritur duke e mbajtur foton e tij në murin e dhomës së gjumit. Dhe siç i ndodh rëndom fanseve të njerëzve të famshëm, ajo përfundoi në dhomën e gjumit të ajdutantit të shefit.




