Berisha: Haram Begaj është anëtar vullnetar i kësaj organizate kriminale! Nuk ekziston Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri

Berisha: Haram Begaj është anëtar vullnetar i kësaj organizate kriminale! Nuk ekziston Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri

Marsi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, duke qenë se së pari është çështje e sigurisë kombëtare, a duhet presidenti të thërrasë me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Komnëtare dhe a do ta drejtojë opozita një kërkesë të tillë?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen, por unë mund t’u them se Haram Begaj është anëtar vullnetar i kësaj organizate.
Çfarë të thërrasë ai? Nuk ka gjë më qesharake.
Ta dinë shqiptarët që ai vetë përbën një anëtar vullnetar të kësaj organizate kriminale.
Të gjitha këto, unë i kam denoncuar publikisht këtu, dhe Haram Begaj ka bërë të mosqenurin.
Ai e di që nesër ikën nga detyra, e presin disa mandate arresti për vjedhjet e tmerrshme të pronave të ushtrisë me Edi Ramën.
Nuk ka këtu Këshill të Sigurisë Kombëtare. Kush është? Ervin Demo që e vunë bandat? Taulant Balla me pesë mbiemra.
Shaka të mos bëjmë, nuk ekziston Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri.

Share it :