Berisha: Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës, i bëj thirrje SPAK të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për Vlora Hysenin
Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen urgjente të Ramës dhe i bëri thirrje SPAK të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për Vlora Hysenin
Berisha: Për të gjitha këto, i kërkoj Edi Ramës dorëheqjen e menjëhershme dhe ftoj shqiptarët të përballen me të gjithë forcën e tyre me këtë shtet kriminal, që vetëm shtet nuk është, por një bandë kriminale në institucionet e tij.
Gjithashtu theksoj se, për të gjitha veprat që akuzohet kjo organizatë kriminale, kryesor është Edi Rama me urdhrat e tij.
Ata nuk duhet t’i zbatonin, jo, urdhri i paligjshëm nuk zbatohet, thotë ligji. Por ky i ka urdhëruar ata dhe kjo është e vërteta.
Së fundmi, në rast se Vlora Hyseni nuk është në Nju Jork duke përgatitur takimet e Edi Ramës me spiunë, por është siç po thonë në një vend tjetër, u bëj thirrje shërbimeve të zbatimit të ligjit të atij vendi, që ta arrestojnë dhe kërkoj që SPAK-u urgjentisht të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për të në mënyrë që ajo të bëhet përgjegjëse para ligjit në Shqipëri, vendin ku ka kryer krime të shëmtuara.




